Kryetari I Bashkësisë Islame Preshevë

Prof.Mehmet ef. Sahiti

Prof. Mehmet Sahiti i lindur më 23.01.1977 në fshatin Sopot komuna e Kumanovës katër vitet e para të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, pastaj nga klasa e pestë vazhdoi në shkollën fillore “15 Nëntori e tashë “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë në vitin 1992 regjistrohet në Medresen Alaud-din në Prishtinë ku edhe e mbaroi me sukses në vitin 19996, ku po atë vitë vazhdon në studime jashtë vendit gjegjësisht në Amman të Jordanis deri në vitin 2003 e ndërsa diplomoi në fakultetin e studimeve Islame në Prishtinë. Nga viti shkollorë 2003/2004 punoi si mësimdhënës i lëndës fetare në shkollën fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë deri ne vitin 2013/2014, ku vërtet la përshtypje shumë të mira si te kolektivi i shkollës ashtu edhe tek nxënësit. Menjëher pas largimit nga procesi mësimor gjegjësisht me 01 shtator fillon punën si koordinator i Medreses së Presheves ku edhe sot punon. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Prof. Abdulla Abdiu i lindur më: 10.11.1967, nga fshati.Bukuroc, Komuna e Preshës.

Shkollën fillore e kreu nëvendlindje.
Shkolla e mesme Medreseja “Alaud-din”, Prishtinë 1983-1987

Fakulteti Univerziteti i Bagdadit 1989-1995

Detyrat
1999-2003 Kryetar i KBI Preshevë.
2003-2014 profesor në gjimnazin e Preshevës
Antarë i Kryesisë së Bashkësis islame të Republikës së Kosovës dy mandate 10 vite.
Gjatë vitit 2014-2023 kryeimam në kbi Preshevë.
Nga viti 2023 koordinator në Medresen e Luginës së Preshevës njëherit edhe si profesor i lëndës së Fikhut.

Ismail Halimi lindi më 21.09.1973 në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në fshatin e lindjes, ndërsa gjimnazin e kreu në Preshevë dega matematiko-natyror, gjithashtu me sukses të shkëlqyshëm.

Në vitin 1993 udhëton për Siri, gjegjësisht në Damask dhe aty filloi të ndjek kursin e gjuhës arabe për dy vite.Më pas u regjistrua në Universitetin e Damaskut ku edhe e përfundoi.
Pati nderin që të merrte mësim nga dijetarët më të shquar të vendeve arabe si: dr Ramadan Al Buti, dr.Nuredin Atri, dr.Vehbe Zuhejli (Allahu xh.sh. I mëshiroftë), dr. Mustafa Buga, dr.Muhamed Zuhejli, dr.Bediu Leham, dr.Tevfik Al-Buti, dr.Hasan Buga e shumë të tjerë.
Në tokën e Shamit,e njohu për së afërmi muhadithin e shquar të vendeve arabe,me prejardhje shqiptare, shejh Abdulkadër Arnautin(Allahu xh.sh. e mëshifortë)ku edhe shfrytëzoi rastin të njihej edhe më tepër me shkencën e hadithit, nga ai. Ndërsa, poeti dhe shkrimtari I njohur shqipëtar Abdulatif Arnauti,la gjurmë të thella në mbjelljen e dashurisë ndaj gjuhës arabe.
Në vitin 2015, fillon të punojë si profesor i lëndës së Akaidit, kurse në vitin 2019 zgjedhet edhe si koordinator I Medresesë së Luginës së Preshevës që edhe më tutje vazhdon ta mbajë këtë post.