MYFTIU

received_985772491467389

 

Fikret ef. Limani i lindur më: 01.01.1975 në fshatin Bushtran komuna e Preshevës. Katër vitet e shkollës fillore i kreu në fshatin e tij, ndërsa katër të tjera në fshatin Leran. Në virin 1991/1992 u regjistrua në Medresen “Alaud-din” në Prishtinë ku mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995/1996 u regjistrua në institutin e gjuhës arabe për të huajt në Damask të Siris në të cilin qëndroi një vitë të plotë. Në vitim akademin 1996/1997 u regjistrua në fakultetin e Ezherit dega në siri, drejtimi jurispodencë islame, të cilin e përfundoi në vitin 2000/2001. Pas përfundimit të fakultetit punësohet imam në fshatin Bushtran. Në vitin 2003 zgjidhet për herë të parë antar i këshillit të bashkësis islame të Preshevës, pastaj prap pas katër viteve për herë të dytë ku në këtë mandatë caktohet antar i kuvendit të Bashkësis Islame të Republikës së Kosovës, në të cilin qëndroi dy vite.
Pas ndryshimit të shumë rrethanave, na u të inkuadrohet Kwshilli i Bashkwsis Islame Preshevë( pas konsultimeve të shumta me B.Islame të Republikës së Kosovës dhe me shumë institucione vendore dhe jashtë vendit )në B.Islame Unike në Serbi, themelimin e së cilës e morën përsipër prijësit fetar ( imamët ) nga N. Pazarit në koordinim të plotë me shumicën dërmuese të prijësve fetar nga lugina e Preshevës, ku në këtë institucion fetar iu besua detyre e zëvëndës kryetarit të kuvendit. Në janar të vitit 2012 mbahen zgjedhjet në Këshillin të Preshevës, ku për herë të tretë zgjidhet antarë i këshillit në fjalë pas rezultateve. antarët e rinjë të posa zgjedhur propozojnë që mulla Fikret ef. Limani të bëhet kryetar i Këshillit të B.Islame të Preshevës dhe në të njëjtën koh ushtron detyrën e myftiut të Myftinisë së Luginës së Preshevës e cila është pjesë e Bashkësisë Islame Unike në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*