Reagim

Reagim

Medreseja e Luginës së Preshevës reagon ndaj shpifjeve të Suad Shabanit dhe njofton opinionin e gjërë se akuzat e Suad Shabanit ndaj Medresesë së Luginës së Preshevës vërtetë janë të pabaza dhe konfliktuoze.

Suad Shabani gjatë gjysëmvjetorit të parë të këtij viti shkollor 2018-2019 është bërë pjesë e kësaj vatre duke iu besuar lënda e Hadithit të vitit të tretë dhe të katërt.
I lartëpërmenduri ka qenë profesori më i privilegjuar për sa i përket numrit të orëve për një mësimdhënës fillestar,
mirëpo i lartëpërmenduri jo që është treguar mosmirënjohës ndaj kolektivit të Medresesë ,përkundrazi ai pati filluar qysh në fillim të shfaqë disa ide të drejtimit vehabit të cilat nuk përkojnë me statutin e Medresesë së Luginës së Preshevës e cila për bazë ka drejtimin “Hanefi Maturidi”.

Megjithatë i është tërhequr vërejtja nga disa mësimdhënës dhe stafi drejtues.
Njëherit është premtuar nga po ky profesor se do t’i përmbahet besnikrisht statutit të Medresesë e cila siç cekëm më parë vepron nën drejtimin apo ndjek shkollën Hanefi – Maturidi.

I lartëpërmenduri në vend që të vepronte për ngritjen e këtij tempulli të lartë ai për fat të keq u rradhit në rradhët e atyre të cilët janë kundër Medresesë dhe kjo për faktin se herë pas here postonte në profilin e tij gjëra jo serioze dhe jo të drejtimit hanefi.

Akuza të tilla i lartëpërmenduri ka hedhur edhe ndaj disa profesorëve dhe profesoreshave të tjera dhe jo vetëm ndaj Lulzim Hasanit.
I lartëpërmenduri poston një postim se kinse po mban ligjerata të drejtimit “Hanefij” në xhamin e tij.

Ky person pa e pyetur dhe pa marrë leje nga Medreseja i fton nxënësit për të marrë pjesë në ligjeratat e tij jashtë planprogramit të medresesë kur dihet se në medrese mundet të mësohen orë shtesë ,prandaj edhe këtu është shkel statuti i medresesë.
Pastaj ajo më skandalozja është se tenton në mënyrë indirekte t’i largojë nxënësit nga Medreseja e t’i dergojë ata në kurse kuranore të ndryshme, jashtë sistemit menhexhor të medresesë.
Akuzat se prof.Lulzim Hasani i është drejtuar Koordinatorit të kësaj Medreseje për sharkimin e tij nga vendi i punës, janë të pabaza, sepse tek e fundit Medreseja ka këshill të profesorëve dhe është nën ombrellën e Bashkesisë islame të Preshevës.

E verteta është se Profesorët si dhe stafi i medresesë janë tubuar te gjithë dhe kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme më datë: 21.02.2019 ku dhe kanë dalë me vendimin që i lartpërmenduri të përjashtohet menjëherë nga Medreseja e Luginës së Preshevës.
Njëherit e njoftojmë xhematin e Luginës së Preshevës dhe më gjerë se akuzat që ka hedhur Suad Shabani kundrejt Lulzim Hasanit se kinse ai është “Dërvish” janë të pa baza dhe përçarëse. Stafi i medresesë si dhe Bashkësia Islame në Preshevë e njohin mire Lulzim Hasanin ngase e kemi profesor për katër vite me radhë dhe aspak s’ka bazë ajo me të cilën është sulmuar nga përçarësi i lartëpërmandur.

Me postimet e tij dinake Suad Shabani vetëm e vetëm po bënë përçarje tek puntorët e Medresesë, nxënësit e saj si dhe dëshiron t’i infiltrojë në problemet që vet i ka krijuar dhe po futë hasmëri në xhematë që të urrehet Medreseja e Luginës së Preshevës.
Apelojmë së pari tek i lartëpërmenduri që t’i ndalë këto akuza sepse s’i bëjnë nderë aspak një besimtari e aq më pak një hoxhe!
Vendimi pra për largimin e tij ka lidhje me mospërfilljen e statutit të Medresesë e jo qërim hesapesh individuale.

Edhe nxënësit duhet të jenë vigjilentë e të mos bien pre e këtyre fitneve e përqarjeve.
Lusim Allahun e Lartësuar që ta nxjerr në shesh të vërtetën!

Njofton sektori për informim pranë Medreses së Luginës së Preshevës..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*