Dua hatme në xhamin e fsh. Raincë

Dua hatme në xhamin e fsh. Raincë

Në xhamin “Mulla Sulejmani ” në Raincë, më 23.12.2018, në një ambient të ngrohtë, u mbajt manifestimi me rastin e përfundimit të duas te hatmes së gjeneratës së X të 32 vijuesve të mësimbesimit. Qe nga fillimi i punes si imam i kesaj xhamie Mulla Bejtullahi i mesoi Kur’anin mbi 300 nxenes.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe Kryeimami i Bashkësisë Islame ne
Presheve, Mulla Abdulla Abdiu me bashkëpunëtorë, imamët, prindërit si dhe shumë xhematlinjë nga komuna e Presheve.

Pas shfaqjes së programit mjaft të pasur nga ana e vijuesve të mësimbesimit, Kryeimami
Abdulla Abdiu përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit për suksesin e arritur.

Ai shkurtimisht foli për historikun dhe rëndësinë e mësimbesimit fetar. Ndër të tjera ai tha: “Mësimbesimi është misioni më i rëndësishëm për një imam, prandaj konsideroj se suksesi i një imami duhet të vlerësohet nëpërmjet angazhimit në mbajtjen e
mësimbesimit. Ne sot, ndjehemi shumë më të lehtësuar që e kemi kryer edhe një obligim
para Allahut xh.sh. Këta fëmijë na u besuan neve nga prindërit e tyre, ata ishin emaneti
ynë. Barra dhe përgjegjësia qw ne pranuam mbi supet tona, sot, duket qartw është më e
lehtë”.

Duanë e hatmes e bëri Prof. I Kuranit ne Medresene e Presheves Zekirja Kurtishi ,
ndërsa në fund, për suksesin e treguar gjatë vijimit të mësimbesimit, nxënësve u
shpërndanë mirënjohje në emër të Bashjesise Islame nee Presheve dhe shperndarjen e
ketyre Certifikatave e beri Abdulla Abdiu kryeimam ne B. Islame si dhe Prof. Lulzim Hasani mesidhenes ne Medresen e Peesheves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*